Nervozohet Durmishi i VV’së: E quan mëkatar Isa Mustafën, fton Vjosën ta braktis LDK’në për Albin Kurtin

  • 21 January 2020 - 08:01
Nervozohet Durmishi i VV’së: E quan mëkatar Isa Mustafën, fton Vjosën ta braktis LDK’në për Albin Kurtin

Hysen Durmishi, ish-Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, nga radhët e VV’së, është nervozuar paksa, ai e ka quajtur  mëkatar Isa Mustafën dhe ka ftuar Vjosa Osmanin që ti bashkohet VV’së

Përmes një statusi në Facebook, Hysen Durmishi ia ka qajtur hallin Vjosa Osmanit, ai i ka bërë thirrje asaj që t’i bashkohet VV’së sepse qytetarët të kanë votuar për të qeverisur me Albin Kurtin.

Ai tutje ka thënë se Vjosa duhet ta kuptoj që, Mustafa, Haziri dhe Veliu, kanë shumë mëkate.

“Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit”, ka shkruar Durmishi.

Ky është statusi i plotë i Durmishit:

“Albini asnjëherë nuk e rrezikon të ardhmen e popullit tonë, këtë e dëshmonë e gjithë jeta e tijë në shërbim të atdheut. Populli i Kosovës, me vullnetin e tijë të lirë ia dha mandatin që të qeverisë me vendin. Ky popull i keqëqeverisur kaq gjatë e dëshiron vërtetë ndryshimin e madh në këtë vend.

Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit. Vjosa duhet që t’i drejtohet votuesve të saj se a e dëshiron vërtetë materializimin e vullnetit të qytetarëve apo është peng e atyre që kanë interesa përsonale pse nuk e duan Albinin Kryeministër.

Dil e fol Vjosë,

I ke 15 ditë kohë,

Ose duhet ta kuptojnë ata mëkatarët që populli votoi për ty e jo për ta, dhe ti të përcaktohesh për të ardhmen. Qytetarët ta kanë dhënë një rast historik, por nëse nuk e shfrytëzon nuk do të kesh më rast tjetër. Varet prej teje Vjosë. Albini po të pret. Vendos!”.

(Kosova Sot Online)