Mustafa mbledh kryesinë e LDK-së

  • 21 janar 2020 - 08:16
Mustafa mbledh kryesinë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të kryesisë.

Kjo mbledhje vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi si mandatar për formimin e qeverisë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mbledhja e kryesisë së LDK-së pritet të mbahet në ora 14:00, në selinë qendrore të degës në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)