Harry dhe Megan arrijnë në Kanada për ta filluar jetën e re

  • 21 January 2020 - 10:46
Harry dhe Megan arrijnë në Kanada për ta filluar jetën e re

Duka i Sussex-it, princi Harry, së bashku me bashkëshorten ka arritur në Kanada, ku pritet të fillojë një jetë të re, larg detyrave të familjes mbretërore.

Princi Harry arriti në Vancouver të martën në mëngjes, për t’u bërë bashkë me gruan e vet, dukeshën Megan, dhe djalin tetëmuajsh, Archie.

Ky udhëtim erdhi pasi princi Harry deklaroi që nuk kishte zgjedhje tjetër pos të hiqte dorë nga pozita në familjen mbretërore.

Duke filluar nga pranvera e këtij viti, çifti nuk do t’i ketë më titujt mbretërorë, nuk do të kryejnë detyra që i përkasin familjes mbretërore dhe nuk do ta përfaqësojnë më zyrtarisht mbretëreshën Elizabetë.

Të hënën, princi Harry mori pjesë në samitin për investime mes Britanisë së Madhe dhe Afrikës. Besohet se ky organizim ishte i fundit ku mori pjesë si pjesëtar i familjes mbretërore. Para nisjes drejt Kanadasë, ai u takua me disa liderë shtetërorë.

(Kosova Sot Online)