Cilat janë vlerat kryesore të Rugovës sipas Hashim Thaçit?

  • 21 January 2020 - 10:58
Cilat janë vlerat kryesore të Rugovës sipas Hashim Thaçit?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi ka thënë se politika e tij paqësore dhe miqësia me SHBA-në janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova.

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

(Kosova Sot Online)