Virusi misterioz në Kinë godet tregun e aksioneve

  • 21 January 2020 - 11:03
Virusi misterioz në Kinë godet tregun e aksioneve

Tregu botëror i aksioneve dhe çmimi i karburanteve pësuan rënie të martën për shkak të shqetësimeve për përhapjen e virusit të ri dhe tensioneve politike në Hong Kong.

Tregjet në Londër dhe Frankfurt shënuan rënie, ndërsa tregjet në Shangai, Tokio dhe Hong Kong e mbyllën ditën me vlera dukshëm më të ulëta pas njoftimit për vdekjen e personit të katërt nga virusi i ri.

Autoritetet kineze konfirmuan se ky virus mund të përhapet edhe përmes njerëzve, duke e rritur rrezikun për përkrahje më të shpejtë, sidomos në kohën kur në Kinë ka festa.

Qeveritë e tjera aziatike morën masa shtesë për t’u mbrojtur, përfshirë kontrollimin e udhëtarëve nëpër aeroporte.

Një burrë 89-vjeçar ishte viktima e fundit e virusit që e shkakton një lloj pneumonie. Ai jetonte në Wuhan, pikërisht në qytetin ku u shënuan rastet e para.

Më shumë se 200 raste të infektimit janë raportuar në qytetet kryesore të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shangain, shkruan “Associated Press”.

(Kosova Sot Online)