Një zjarr i madh shpërthen afër aeroportit

  • 21 January 2020 - 11:22
Një zjarr i madh shpërthen afër aeroportit

Një zjarr i madh ka shpërthyer afër terminalit Qantras të aeroportit të Sydney-t në Australi.

Raportohet se aeroporti e ka dërguar stafin e vet në vendin ku shpërtheu zjarri. Autoritetet i kanë dërguar 70 zjarrfikës për ta shuar zjarrin që shpërtheu në një fabrikë.

Ndonëse ekipet e emergjencës janë të gatshme për të ndërhyrë, nuk është raportuar për persona të lënduar. 

Shtëllungat e tymit të zi janë përhapur në qiell dhe mund të shihen nga disa kilometra larg.

Pavarësisht tymit afër aeroportit, aeroplanët po vazhdojnë të fluturojnë dhe të lëshohen në pistë.

Një zyrtar i këtij aeroporti tha se fluturimet kanë pësuar shtyrje të vogël prej 15 minutash për shkak të tymit, shkruan “Daily Mail”.

Image

(Kosova Sot Online)