Kryesia e LDK-së viziton familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova

  • 21 January 2020 - 11:23
Kryesia e LDK-së viziton familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Kryesia e LDK-së ka vizituar Familjen Rugova, me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni deklaroi se po të mos ishte kontributi i Rugovës, as ky vend nuk do të ekzistonte. Siç tha ai, këtë do ta bënte vetëm ai dhe askush tjetër. 

“Garantoj përjetësisht që mos te ishte Ibrahim Rugova ky vend nuk do të ishte. Tri ditë para fillimit të bombardimeve te NATO-s është nënshkruar marrëveshja e Rambujesë dhe kemi qenë në Han të Elezit i cili gjendej në gjendje fantazme. Këtë do ta bënte një njëri si Ibrahim Rugova dhe askush tjetër. Është kënaqësi dhe moment kujtese që të gjithë brezat ta rikujtojnë. Njeri i dashur e i afërt me njerëzit. E përkujtojmë më mall përjetësisht, malli nuk shuhet”, ka thënë Hyseni.

(Kosova Sot Online)