Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Prishtinë

  • 21 January 2020 - 12:32
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Prishtinë

Të hënën në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, bën të ditur policia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë, ku viktima i moshës 60 vjeç, është gjetur i vdekur.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima kishte jetuar i vetëm.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)