Kosnett deklarohet për linjën Prishtinë – Beograd: Ky është fillimi i një të ardhme të bardhë për Kosovën e Serbinë

  • 21 January 2020 - 13:47
Kosnett deklarohet për linjën Prishtinë – Beograd: Ky është fillimi i një të ardhme të bardhë për Kosovën e Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar se marrëveshja për linjën Prishtinë – Beograd është fillimi i një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Serbinë.

Kosnett ka thënë se  presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur marrëveshjen për fluturime në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter, ai ka shkruar se kjo është një fitore për regjionin.

Tutje, ai ka falënderuar të deleguarin e Trumpit në dialog, Richard Grenell.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.

(Kosova Sot Online)