“Blindohet” Zvicra, momenti kur Trump zbret në Davos

  • 21 January 2020 - 14:35
“Blindohet” Zvicra, momenti kur Trump zbret në Davos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Trump zbriti në Davos i rrethuar nga forca të shumta sigurie. Në momentin kur shefi i Shtëpisë së Bardhë zbriti nga helikopteri, zona ishte e “pushtuar” nga një numër i madh gazetarësh.

Në fjalën e mbajtur, Trump tha se SHBA-ja do t’i bashkohet nismës për një trilion pemë. Me planin e shpallur, ato duhet të mbillen këtë dekadë me kontributet financiare të bizneseve, qeverive dhe filantropëve. 

Iniciativa synon t’i japë një impuls ripyllëzimit në mbarë botën, për të luftuar dioksidin e karbonit të tepërt në atmosferë, i cili, sipas shkencëtarëve, është përgjegjës për rritjen e temperaturave globale.

“Jam besimtar i madh i mjedisit. E dua ujin më të pastër dhe ajrin më të pastër”, tha Trump.

(Kosova Sot Online)