“E kaluara e errët”, Thaçit i vjen paralajmërimi i fortë për Specialen: Dëshmitarët e krimeve makabre...

  • 21 January 2020 - 14:56
“E kaluara e errët”, Thaçit i vjen paralajmërimi i fortë për Specialen: Dëshmitarët e krimeve makabre...

“Thaçi në fakt më tepër se nga çdo gjë tjetër, është tejet i frikësuar nga e kaluara e vet e errët dhe mbetet enigmë se çfarë mundë të jetë e ardhmja në karrierën e tij të dyshimtë, me këtë metodë perfide të notimit në politikë, kur në skenë po dalin pothuajse çdo ditë dëshmitarët e krimeve makabre të vet Thaçit. Deklarata e Rexhep Selimit, është edhe një dëshmi tjetër pas asaj të vëllait të Haki Imerit, i cili e akuzoi publikisht Thaçin për shantazhe dhe blerje të dëshmitarëve të mundshëm, pikërisht nga frika se Thaçi mund të ballafaqohet me ta, edhe ne Gjykatën Speciale”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ditë më parë ka hedhur akuza serioze kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si njeri që shantazhon, frikëson dhe provon për t’i blerë kundërshtarët, që sipas tij këto metoda kanë qenë mënyrë e mbijetesës së tij në politikë dhe po i vazhdon akoma.

“Kundërshtarët e vet përpiqet t’i shantazhojë. Kërkon që mundësisht t’i shantazhojë… kërkon mundësinë t’i kërcënojë ose t’i frikësojë, ata që mendojnë ndryshe. Tenton t’i mashtrojë, e kur nuk i bën punë mashtrimi atëherë mundohet t’i blejë”, është shprehur Rexhep Selimi.

Lidhur me këtë çështje, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Aventurat e çmendura, impotenca politike dhe paaftësitë udhëheqëse të kuislingut Hashim Thaçi, i kanë shkaktuar plagë të thella dhe të pariparueshme këtij populli dhe vendi të izoluar tërësisht nga pjesa e lirë e Evropës dhe Botës. I gjithë shteti i Kosovës nga ardhja e kuislingut Hashim Thaçi në pushtet është kapur e shantazhuar dhe ardhmëria e një populli të tërë ka mbetur peng i shantazheve më makabre të mundshme të tij. Krejt këto vite sa ai qëndron në krye të pushtetit dhe shtetit, kanë dëshmuar se Hashim Thaçi është një kuisling i pabesë dhe njeri rrenacak e shantazhues, i cili jo vetëm se në vazhdimësi ka gënjyer e mashtruar popullin, por nuk ka mbrojtur asnjëherë as interesat e vendit, duke rrezikuar publikisht edhe tërësinë territoriale të shtetit, në pazaret e tij të pista me Serbinë për shitjen dhe copëtimin e tokave të Kosovës”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Duke pasur në krye të shtetit një njeri të tillë, sipas Qarrit edhe qytetarët kanë humbur shpresat për shtetin e tyre, kurse ndërkombëtarët po e izolojnë atë. 

“Kjo ka bërë që qytetarët ta humbin tërësisht shpresën dhe ndërkombëtarët të mos kenë më asnjë lloj besim në institucionet e kapura nga kuislingu Hashim Thaçi dhe vet shtetin e brishtë të Kosovës. Ndaj me të drejtë akuzat kundër Hashim Thaçit, si njeri që shantazhon, frikëson dhe provon për ti blerë kundërshtarët politik e personal, nuk kanë të ndalur”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, është pikërisht impotenca udhëheqëse dhe paaftësitë e mëdha politike të kuislingut Hashim Thaçi, ato që e kanë shndërruar Kosovën në një vend të mjerueshëm, ku edhe mbi 20 vite pas çlirimit nuk mund të mbijetohet, ndaj secili qytetar po të kishte mundësi, brenda natës do ta braktiste shtetin e kapur të Kosovës.

“Tani edhe vet njëri nga ish komandantët e UCK-së, e shok lufte i Hashim Thaçit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në vitin e parë të pas luftës edhe ministër i brendshëm në qeverinë e përkohshme, ka hedhur me të drejtë një mori akuzash ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi duke akuzuar se Thaçi shërbehet me shantazhe në raport me kundërshtarët e tij. Kundërshtarët e vet ai përpiqet t’i shantazhojë kërkon mundësinë t’i kërcënojë ose t’i frikësojë, ata që mendojnë ndryshe, tenton t’i mashtrojë, e kur nuk i bën punë mashtrimi atëherë mundohet t’i blejë”, është shprehur Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kjo akuzë e Selimit, sipas Qarrit vërteton edhe një herë më tepër se vërtetë shantazhi dhe vetëm shantazhi është mjet i ngritjes në karrierën politike të Hashim Thaçit.

“Thaçi në fakt më tepër se nga çdo gjë tjetër, është tejet i frikësuar nga e kaluara e vet e errët dhe mbetet enigmë se çfarë mundë të jetë e ardhmja në karrierën e tij të dyshimtë, me këtë metodë perfide të notimit në politikë, kur në skenë po dalin pothuajse çdo ditë dëshmitarët e krimeve makabre të vet Thaçit. Deklarata e Rexhep Selimit, është edhe një dëshmi tjetër pas asaj të vëllait të Haki Imerit, i cili e akuzoi publikisht Thaçin për shantazhe dhe blerje të dëshmitarëve të mundshëm, pikërisht nga frika se Thaçi mund të ballafaqohet me ta edhe ne Gjykatën Speciale”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)