Odat Ekonomike të Kosovës e Serbisë i gëzohen linjës Prishtinë – Beograd

  • 21 January 2020 - 16:46
Odat Ekonomike të Kosovës e Serbisë i gëzohen linjës Prishtinë – Beograd

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë e kanë përkrahur marrëveshjen që do t’i kthejë fluturimet e drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Procesi i dialogut dhe bashkëpunimit mes dy Odave tona, i nisur me përkrahjen e Odave Ekonomike Evropiane në vitin 2013, është zhvilluar me qëllimin për t’i afruar komunitetet e bizneseve, për t’i larguar pengesat, për ta përmirësuar mjedisin e përgjithshëm të tregtisë në Serbi, Kosovë dhe rajon dhe për të kontribuar për mirëbesimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve”, thuhet në deklaratën e Odës së Tregtisë dhe Industrisë të Serbisë.

Në këtë shkrim thuhet se qëllimi i dialogut mes dy Odave Ekonomike ishte fillimi i fluturimeve të drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo nënkupton largimin e pengesave për lirinë e lëvizjes, thuhet më tej.

Prandaj, Odat Ekonomike e përkrahin fuqishëm marrëveshjen e arritur për fluturime të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bëjnë thirrje që autoritetet pa vonesë të arrijnë marrëveshje për hollësitë teknike me qëllim të fillimit të fluturimeve.

(Kosova Sot Online)