Lajmi i fundit/ Aksident tragjik, parakalimi i gabuar i merr jetën 22-vjeçarit

  • 21 January 2020 - 17:30
Lajmi i fundit/ Aksident tragjik, parakalimi i gabuar i merr jetën 22-vjeçarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrogozinë, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)