Djemtë e Drenicës që kujdeseshin për sigurinë e Rugovës

  • 21 January 2020 - 20:09
Djemtë e Drenicës që kujdeseshin për sigurinë e Rugovës

14 vite pas vdekjes së Rugovës, Esat Geci tregon momentet kur punuan bashkë.

Për çdo mëngjes me këtë veturë niseshin për Prishtinë.
Djemtë nga Drenica; Esat Geci, Bashkim Geci dhe Afrim Geci kishin një barrë shumë të rëndë.

Tre ish pjesëtaret e UCK-së, ishin ngarkuar për sigurinë e Presidentit të Kosovës.

Me këtë veturë që tash është pronë e familjes Geci, shoqëronin presidentin Rugova në çdo aktivitet të tij.

E shtëpia e tyre në fshatin Llaushë të Skenderaj, është e mbushur me fotografi të Rugovës e me flamuj Dardan.

Esat Geci kujton kohën kur filluan punën me ish-presidentin e Kosovës.
Sipas tij, mençuria e urtësia e Rugovës e bënte punën me të mjaftë të lehtë.

Gjatë viteve që punuan bashkë, në drejtim të Rugovës pati disa atentate të vrasjes..

Ai kujton fjalët që presidenti i parë i Kosovës ua tha pas atyre.
E momenti kur morën vesh për vdekjen e tij, ishte momenti më i errët në jetën e tyre.

Drenica si rajon, politikisht nuk e ka mbështet kurrë politikën e Ibrahim Rugovës, por janë drenicakët ata që janë kujdesur për sigurinë e tij.


(Kosova Sot Online)