Fillojnë hetimet pas dyshimeve për shitjen e mishit të kalit

  • 21 January 2020 - 22:00
Fillojnë hetimet pas dyshimeve për shitjen e mishit të kalit

U raportua se po shitet mish kali në Kosovë, institucionet po hetojnë rastin.

Në Japoni, është krejt e zakonshme që njerëzit të ushqehen me mish kali.

Madje thuhet se japonezët e pëlqejnë mishin e kalit po aq sa edhe sushin; ushqimin tradicional te tyre.

Ata e preferojnë të prerë hollë dhe të papjekur.

Por në Kosovë një gjë e tillë as që mendohet.

Përpunimi i mishit të kalit është i ndaluar për shkak se nuk ka as thertore të kuajve.

E një rast i përdorimit të mishit të kalit në vend dhe shitja e tyre nga tregtarët kosovarë është raportuar nga një qytetar nga Ferizaji.

Ai ka pohuar se edhe suxhuku nëpër mishtoret e Kosovës përbëhet 50% nga mishi i kalit.

E pasi u publikua ky pretendim i këtij qytetari, institucionet e Kosovës u vunë në aksion.

Një ditë më vonë, në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se ende janë në fazën e hetimeve për rastin.

Sipas Thaçit, pasi që të merren informatat e plota për rastin nga ana e Policisë së Kosovës që po kryen hetimet, do të marrin masat e nevojshme.

E në një përgjigje për media, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se nuk mund të japin detaje nëse personi në fjalë është intervistuar.

Ai tha se po punohet në identifikimin e personave të cilëve dyshohet se iu është shitur mishi në fjalë.

(Kosova Sot Online)