Kosova nuk rrezikohet nga virusi kinez, thonë mjekët

  • 21 January 2020 - 22:07
Kosova nuk rrezikohet nga virusi kinez, thonë mjekët

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të gatshëm për ta përballuar virusin Kinez, por për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj.

Gjashtë persona kanë vdekur në Kinë.

Kjo, si pasojë e një virusi qe u ka prekur organet e frymëmarrjes.

E deri më tani, ky virus ka depërtuar tek mbi 1700 persona atje.

Për këtë virus, filloi të alarmohet edhe Kosova.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thotë se për këtë virus janë informuar në fund të dhjetorit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas Ramadanit, institucioni që ai drejton është i gatshëm për ta menaxhuar këtë virus.

Por, për për të arritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj.

Ramadani më tej tha se ende nuk është vërtetuar nëse  “coronavirusi” përhapet vetëm nga ajri.

Ndërkohë, mjekët po thonë se kjo sëmundje ka pasur një transmetim nga kafshët te njeriu dhe më pak nga njeriu te njeriu.

Raste të këtij virusi janë shënuar më herët edhe në Japoni, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

(Kosova Sot Online)