Ismet Beqiri: Nëse nuk ka koalicion me VV’në, mund ta bëjmë me këto dy parti

  • 21 January 2020 - 22:16
Ismet Beqiri: Nëse nuk ka koalicion me VV’në, mund ta bëjmë me këto dy parti

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Ismet Beqiri, ka treguar opsionet e formimit të qeverisë nëse dështon marrëveshja LDK-VV.

Beqiri, ka thënë se në LDK ende nuk është vënë në diskutim opsioni i një koalicioni me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.

“Nuk e them se nuk vjen në rend të ditës kjo pikë, nëse Kurti nuk arrin ta bëjë qeverinë, nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në”

Ai thotë se megjithatë në LDK ka mbështetje absolute opsioni e arritjes së një koalicioni me VV’në.

Beqiri thotë se megjithatë nuk përjashtohet as edhe mundësia që pasi të bëhet koalicioni VV-LDK pas një viti kur të vjen dita për të zgjidhur Presidentin të shkohet në zgjedhje.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, thotë se është për të ardhur keq që në debatin e formimit të koalicionit VV-LDK janë përfshirë edhe familjarët e eksponentëve partiak sidomos nga VV.

Beqiri thotë ne media se fakti që janë ulur me Vetëvendosjen në tryezë është një kompromis nga ana e LDK’së pasi sipas tij në ta kaluarën këtë të fundit u kanë bërë shumë dëme zyrtarëve të LDK-së me gaz e me djegie makinash.

(Kosova Sot Online)