Fushë Kosovë: Vdiq brenda dhomës e cila u përfshi nga zjarri

  • 22 January 2020 - 10:36
Fushë Kosovë: Vdiq brenda dhomës e cila u përfshi nga zjarri

Një person nga Fushë – Kosova ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të dhomës në të cilën po qëndronte, bën të ditur policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Henc të Fushë – Kosovës, derisa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)