Avokatja e Murat Jasharit thotë se gjykata vendosi në kundërshtim me ekspertët zvicerian

  • 22 January 2020 - 10:40
Avokatja e Murat Jasharit thotë se gjykata vendosi në kundërshtim me ekspertët zvicerian

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar të akuzuarit në rastin Syri i Popullit, ka folur avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi – Bytyqi.

Para mediave Gashi – Bytyqi tha se edhe ekspertët kanë paraparë që klienti i saj, Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton mirëpo, gjykata në kundërshtim me ekspertët ka vendosur që ai të trajtohen në Kosovë në Institutin e Psikiatrisë.

“Gjykata aprovoj propozimin e Prokurorisë Speciale që të jetë në institutin e psikiatrisë forenzike, ky vendim bie në kundërshtim me ekspertët zviceran dhe kosovar, ata kanë thënë që Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton”, ka deklaruar ajo.

Sot Gjykata ka vendosur që Murat Jashari për 10 vite të mërr trajtim të detyrueshëm psikiatrik.

(Kosova Sot Online)