Haradinaj e emëron ministër në detyrë Lulëzim Rafunën pas largimit të Bedri Hamzës

  • 22 January 2020 - 12:41
Haradinaj e emëron ministër në detyrë Lulëzim Rafunën pas largimit të Bedri Hamzës

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.

Pas dorëheqjes të Bedri Hamzës nga posti i Ministri në detyre të Financave, Haradinaj e ka emruar Rafunën ministër në detyrë të kësaj ministrie.  

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të qeverisë në detyrë.   

Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish-ministri Bedri Hamza.

Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)