I nxjerrin pamjet/ Burrit i ndodh gjëma, kapet mat duke tradhtuar gruan në stadium

  • 22 January 2020 - 13:12
I nxjerrin pamjet/ Burrit i ndodh gjëma, kapet mat duke tradhtuar gruan në stadium

Mashtrimi është një biznes i ndërlikuar, sepse siç dihet, e vërteta do të dalë në dritë. Një burrë e kuptoi se i kishte hapur shumë punë vetes, pasi një video ku tradhtonte gruan e tij, e filmuar në stadium, është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale.

“Kur puth zoçkën që ke anash dhe kuptoni se martesa juaj ka marrë fund, pasi jeni filmuar në kamera”- shkruhet bashkëngjitur videos së shpërndarë në rrjetin social Twitter. 

Burri në fjalë, i cili është identifikuar si Deyvi Andrade, ishte në një ngjarje të quajtur Noche Amarilla 2020 në Ekuador, duke parë një lojë futbolli mes Barcelona SC dhe Delfin. Që kur u mor në telefon, ai ka shkruar në Facebook dhe Instagram për të treguar historinë e tij, duke fajësuar gratë, për situatën në të cilën ai u fut.

“Ju keni shkatërruar tashmë marrëdhënien time, çfarë doni më shumë? Shpresoj se kjo nuk do t’ju shërbejë në asnjë mënyrë sepse ju po dëmtoni një djalë të Perëndisë. Ju nuk e dini dëmin psikologjik që keni shkaktuar me urrejtjen tuaj drejtuar ndaj meje. Të gjithë dështojnë dhe ne mund të falim nga zemrat tona. Zoti më jep forcë!”.

(Kosova Sot Online)