Detajet e fundit: Dyshohet se çifti nga Prizreni u vra me armë zjarri

  • 22 January 2020 - 13:37
Detajet e fundit: Dyshohet se çifti nga Prizreni u vra me armë zjarri

Mëngjesin e sotëm në lagjen Ortakoll në Prizren, janë gjetur dy persona pa shenja jete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri

Këtë e ka thënë Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi. 

Gruaja ishte rreth 55-vjeçare ndërsa burri rreth 60 vjeç.

Ndërkaq lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar Osmanollaj.

(Kosova Sot Online)