Koreja Jugore e shkarkon ushtaren transgjinore, kjo do ta padisë shtetin

  • 22 January 2020 - 14:29
Koreja Jugore e shkarkon ushtaren transgjinore, kjo do ta padisë shtetin

Një ushtare transgjinore në Korenë Jugore ka thënë se ajo do ta padisë ushtrinë për shkak të përjashtimit që ia bëri në bazë të rregullores për pjesëmarrje në forcat e armatosura, me të cilën ndalohet ndërrimi i gjinisë.

Byun Hui-soo, 22 vjeçe, ishte bërë pjesë e ushtrisë si mashkull, por më vonë i ishte nënshtruar operacionit për ndërrimin e gjinisë.

Ajo e akuzoi ushtrinë për mungesë të rrënjosur të tolerancës ndaj pakicave gjinore. 

Koreja Veriore është vend konservator sa i përket çështjeve të identitetit gjinor. Rasti i Byun-it ka nxitur debat për trajtimin e ushtarëve transgjinorë dhe komunitetin LGBT në përgjithësi.

Shërbimi ushtarak në këtë shtet është i obliguar për të gjithë meshkujt e aftë fizikisht. Ky shërbim zgjat rreth dy vjet.

Gjatë një fjalimi të përcjellë me emocione, ushtarja tha se dëshiron të qëndrojë në ushtri edhe pas operacionit, të cilit iu nënshtrua në Tajlandë në nëntor të vitit të kaluar.

Ajo tha: “Unë do të vazhdoj të luftoj deri në ditën kur do të mundem të shërbej në ushtri. Do ta kundërshtoj vendimin deri në fund, deri në Gjykatën Supreme”, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)