Gjeli luftues mbyt një burrë në Indi

  • 22 January 2020 - 14:47
Gjeli luftues mbyt një burrë në Indi

Vdekja e një spektatori në një organizim ilegal për luftë mes gjelave në Indi ka nxitur reagime të shumta. Ndonëse është ndaluar para një kohe të gjatë nga Gjykata Supreme, kjo praktikë po vazhdon në masë të madhe në disa rajone të vendit aziatik.

Policia indiane njoftoi se një burrë 55-vjeçar pësoi prerje në bark nga një gjel që në këmbë kishte të vendosura tehe të mprehta për të luftuar me gjelin tjetër.

“Armatosja” e gjelave në këtë formë është mjaft e zakonshme në Indi. Shuma të mëdha të parave jepen në bastet e vëna nga spektatorët për atë se cili gjel do ta fitojë luftën. Për këtë arsye, organizatorët duan t’i shmangin dyshimet për fituesin duke bërë që njëri gjel të mbetet i shtrirë ose i mbytur.

Burri fillimisht kishte pësuar lëndime në bark dhe ishte dërguar në spital, ku u shpall i vdekur menjëherë pas arritjes. Policia njoftoi se në lidhje me këtë rast kanë filluar hetimet.

Lufta e gjelave po vazhdon të organizohet në shumë pjesë të Indisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme për ndalimin e këtyre organizimeve.

Sidoqoftë, përfshirja e politikanëve lokalë dhe shumat e mëdha të parave si duket kanë ndikuar që policia të ngurrojë që ta luftojë këtë dukuri, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)