“Pazaret me nëntokën kriminale”, kërkohet shkarkimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit

  • 22 January 2020 - 16:32
“Pazaret me nëntokën kriminale”, kërkohet shkarkimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit

Nt/ “Për të shpëtuar Prishtina dhe të gjithë ata përreth është i pa mjaftueshëm vetëm shkarkimi i këtij, krye hajni dhe i atyre krye hajnave dhe të gjithë atyre kryebanditëve dhe bashkëpunëtore kriminal që po bëjnë hata, por urgjentisht duhet burgosur dhe konfiskuar pasuria e tyre hajdute që e vjedhin në pikë të ditës. Qytetarët me të drejtë po pyesin se a ka shtet në këtë toke, a ka ligj dhe përse nuk funksionon, përse nuk i lidh drejtësia këtë soj langonjsh por i lë të lirë sa për të bërë sherr e zullum. Populli a po e sheh se një grup kryebanditësh ndonëse janë të fortë në sjellje, nuk duhet të jenë më të fortë se shteti se ligji”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Kosova Sot Online” ka siguruar dhe ka publikuar lejen ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze.

Por edhe pse raportoi pothuajse gjithë javën e kaluar, nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit.

Edhe pse ky veprim po konsiderohet si korruptiv dhe skandaloz që bie ndesh me ligjet në fuqi, prokuroria e shtetit nuk ka ndërmarr asnjë veprim të vetëm për ta hetuar këtë aferë të madhe shkatërrimtare për ambientin që e rrezikon edhe ekzistencën e Liqenit, nga i cili furnizohet me ujë një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës.

Analisti politik, Reshat Badallaj konsideron se kjo gjendje kaosi mundë të haset vetëm atje ku ka shtet pa sundim të ligjit, e ku institucionet i ka uzurpuar mafia dhe qeverisë me ligjet e xhunglës.

Image
Reshat Badallaj

“Veprimet skandaloze të krye hajnit Shpend Ahmeti tregojnë se Kosova është pa zot shtëpie, nuk funksionon as sistemi ndonëse i kalbur gjyqësor. Kryebanditi dhe me një tufë langonjsh, Shpend hajni, janë duke bërë kërdi dhe masakër në pronat shtetërore duke vjedhur, duke bashkëpunuar me klanet mafioze dhe me kanalet e nëntokës kriminale me kriminelët më të tmerrshëm në tërë Ballkanin, duke dhënë leje pa kurrfarë kriteri dhe vetëm e vetëm atyre që ia mbushin xhepin këtij kryebanditi që tashme nuk ia di skajin pasurisë së vjedhur nga djersa e qytetarëve”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Se kjo klasë politike e tëra, është e kriminalizuar, dhe secili shikon për veten e vetë si të përfiton nga plaçkitja e shtetit, Badallaj thotë se më së miri e dëshmon heshtja e partive politike në asamblenë komunale të Prishtinës, të cilat, të paktën që kanë mundur ta bëjnë pas zbulimit të kësaj afera ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e asamblesë komunale, me kërkim të dorëheqjes së Shpend Ahmetit. 

“Bandat tjera politike në krye me kryebanditët nuk e kanë hallin e qytetarit, nuk e kanë hallin që në Prishtinë e më gjerë janë zgjuar kryebanditët, krye hajnat, kryekriminelët dhe e shkatërrojnë deri në themel jo veç ambientin, natyrën, por edhe ekonominë e Kosovës. Ata po heshtin që të gjithë sepse e kanë hallin se si të kapin pushtetin, e kanë hallin se si ti zënë karriget e tyre në pozitat më të larta” ,thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E derisa politika heshtë, sipas Badallajt edhe drejtësia nuk vepron, pasi është në lidhje zingjirore me politikën.

“Kriminelët me krimet e tyre marshojnë serbes dhe askush nuk jua ndalë rrugën e matrapazllëqeve sepse ka të ngjarë se e ndajnë pazarin bashkë, përndryshe nuk ka se si të shpjegohet”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online".

Badallaj thotë se duhet bërë presion të madh nga qytetarët, që Shpend Ahmeti të shkarkohet së bashku me grupin e tij që po shkatërron Prishtinën, dhe të njëjtit të burgosen.

“Për të shpëtuar Prishtina dhe të gjithë ata përreth është i pa mjaftueshëm vetëm shkarkimi i këtij, krye hajni dhe i atyre krye hajnave dhe të gjithë atyre kryebanditëve dhe bashkëpunëtore kriminal që po bëjnë hata, por urgjentisht duhet burgosur dhe konfiskuar pasuria e tyre hajdute që e vjedhin në pikë të ditës. Qytetarët me të drejtë po pyesin se a ka shtet në këtë toke, a ka ligj dhe përse nuk funksionon, përse nuk i lidh drejtësia këtë soj langonjsh por i lë të lirë sa për të bërë sherr e zullum. Populli a po e sheh se një grup kryebanditësh ndonëse janë të fortë në sjellje, nuk duhet të jenë më të fortë se shteti se ligji”, deklaron për fund Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)