Murrizi i përmend ‘Zogun e Tiranës’ socialistëve: Mblidhte vota për ju, qeveri e dështuar

  • 22 January 2020 - 16:39
Murrizi i përmend ‘Zogun e Tiranës’ socialistëve: Mblidhte vota për ju, qeveri e dështuar

‘Zogu i Tiranës’ është ‘katapultuar’ këtë të mërkurë në komisionin parlamentar të sigurisë, teksa deputeti opozitar Myslim Murrizi e akuzoi qeverinë se dhe gazetari i burgosur për prostitucionin mblidhte vota për socialistët.

Debati nisi në komision në momentin kur mori fjalën Murrizi dhe nisi të flasë për temën e amnistisë së qeverisë për disa të dënuar.

 “Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ‘Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota”, tha Murrizi duke iu drejtuar kryetares socialistë të komisionit Ermonela Felaj.

Kujtojmë se Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, qëndron në burg me vendim gjykate në lidhje me akuzat për pjesëmarrje në një rrjet prostitucioni. Por javët e fundit një sërë përgjimesh telefonike janë botuar në media, ku mes Nikajt dhe personazheve të tjera flitet dhe për shit-blerje të votave.


(Kosova Sot Online)