Grenell sonte në Prishtinë, e nisë vizitën me një darke me Thaçin

  • 22 January 2020 - 17:17
Grenell sonte në Prishtinë, e nisë vizitën me një darke me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.

Siç merr vesh media kjo darke pune do të nisë sonte në orën 19:30 në një restaurant në Prishtinë.

Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.

(Kosova Sot Online)