Skandali në drejtësinë kosovare, vjen akuza e rëndë për gjyqtarët e korruptuar

  • 22 January 2020 - 19:35
Skandali në drejtësinë kosovare, vjen akuza e rëndë për gjyqtarët e korruptuar

 “Sistemi drejtësisë në Kosovë është një sistem kapilariteti i korruptuar, kriminalizuar dhe me lidhje injorance, politike e e nepotizmi, dhe si i tillë ai ka e falimentuar drejtësinë, pasi sistemi e ka privatizuar atë dhe ligjin. Dhe duke qenë i tillë, sistemi manipulon me lëndët dhe me dosjet, duke refuzuar ato që ai do, dhe duke hetuar e gjykuar ato të cilat duan gjyqtarët e prokurorët, dhe ato të cilat i urdhëron politika, pushteti, miku, korrupsioni dhe paraja”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Image
Skender Kapiti

Eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti konsideron se qeveria e re e Kosovës në ardhje, detyrë parësore duhet ta ketë reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë, sepse nga praktika e deritanishme e funksionimit të këtij sistemi, po shihet ashiqare se si vazhdon të ndikohet nga politika, dhe se si po vazhdojnë të dirigjohen gjyqtarët nga pushtetarët e inkriminuar të nivelit të lartë dhe nëntoka kriminale në Kosovë. 

Sipas Kapitit, edhe për fatin e lëndëve gjyqësore në procedurë që ata kanë interes për t`u refuzuar apo për t`u miratuar vendos nëntoka kriminale, duke shpërblyer gjyqtarët me gradim nga Gjykata Themelore në atë të Apelit, apo nga Gjykata e Apelit në atë Supreme. 

Kapiti thekson se është shqetësues fakti kur vërehet ashiqare se si po vazhdon të bëhet avancimi në pozita në gjyqësorin e Kosovës, vetëm për të dëgjueshmit e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale, por jo edhe për profesionistët dhe ata anëtarë të sistemit të drejtësisë që kanë eksperiencë profesionale, dhe e ushtrojnë profesionin në mënyrë të pa varur e të pa ndikuar.

 “Sistemi drejtësisë në Kosovë është një sistem kapilariteti i korruptuar, kriminalizuar dhe me lidhje injorance, politike e e nepotizmi, dhe si i tillë ai ka e falimentuar drejtësinë, pasi sistemi e ka privatizuar atë dhe ligjin. Dhe duke qenë i tillë, sistemi manipulon me lëndët dhe me dosjet, duke refuzuar ato që ai do, dhe duke hetuar e gjykuar ato të cilat duan gjyqtarët e prokurorët, dhe ato të cilat i urdhëron politika, pushteti, miku, korrupsioni dhe paraja. Dhe pikërisht individët e tillë me lidhje politike, nepotizmi, miqësie, korrupsioni dhe injorance, kjo drejtësi politike këtyre ua mundëson emërimet, karrierën dhe marrjen e ngritjen larët në pozitat e drejtësisë”, thotë eksperti i kësaj fushe, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kjo mënyrë veprimi, sipas Kapitit nuk e lufton krimin dhe korrupsionin, por vetëm sa i jep atij legjitimitet dhe kështu varroset tërësisht sistemi i drejtësisë në kuptimin e plotë të fjalës si sistem i pavarur dhe profesional.

“Duke qenë i tillë ky sistem drejtësie mbron politikën dhe politikanët me rekorde krimi, korrupsioni por edhe ata me rekorde tradhtie e që shkelin edhe ligjet e kushtetutën madje. Ky lloj sistemi drejtësie tregon dhe vërteton faktin se duke funksionuar si i tillë ai mbron dhe legjitimon juridikisht edhe sistemin politik si një regjim politiko-oligarkik korrupsioni dhe antishteti”, deklaron Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)