Akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit: Kështu ndihmoi vëllezërit e tij t’i ‘trashin’ milionat

  • 23 January 2020 - 07:46
Akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit: Kështu ndihmoi vëllezërit e tij t’i ‘trashin’ milionat

“Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Hashim Thaçi, që nga ardhja në pushtet, e ka keqpërdorur rëndë detyrën zyrtare duke shfrytëzuar ndikimin e vet, që të gjitha bizneseve të vëllezërve të tij tu sigurohen lejet, edhe atë për 20 vite rresht, qoftë si kreu i PDK-së, kryeministër apo edhe tani si president, qofshin ato leje për pasuritë nëntokësore, leje ndërtimore e shumë leje të tjera”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Vendimin e Komunës së Malishevës ndaj kompanisë së vëllezërve të Hashim Thaçit “Geo Mineral”, për ta pezulluar operimin e kompanisë së shfrytëzimit të mineralit të gurit në bjeshkën e Astrazubit, analisti politik, Gani Qarri e sheh si një alarm që duhet t’i shërben Prokurorisë së shtetit, për ta hetuar këtë kompani, por edhe lidhjet e saj me Hashim Thaçin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare për t’i siguruar favore një kompanie të tillë.

Image
Gani Qarri

“Pasi që Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e mbajtur me 6 janar 2020,vendosi për pezullimin e të gjitha vendimeve për operimin kompanive të gurthyesve në territorin e komunës së Malishevës”, biznesi i favorizuar i vëllait të presidentit Hashim Thaçi,“Geo-Mineral” nuk do të mund t'i shfrytëzojë më pasuritë nëntokësore të vendit, së paku deri në një vendim tjetër të institucioneve. Kjo për shkak se të gjitha aktivitetet e “Geo-Mineral” u pezulluan me vendim të Kuvendit Komunal të Malishevës dhe prej 15 ditësh firma e vëllait të presidentit, është detyruar ti ndaloi operimet në gurthyesin e saj në Astrazub. Por megjithatë, familja e Thaçit, nga momenti kur Hashim Thaçi erdhi në pushtet, i ka trashur aq shumë milionat duke dëmtuar rende mjedisin dhe natyrën si dhe duke rrezikuar banoret e fshatit Astrozub sa që siç është në dijeni i mbarë opinioni vendor, Kompania “Geo Mineral”, sot ka qarkullim milionësh vetëm nga shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore dhe prokurimet publike. Gjithçka rreth kësaj mendoj se duhet të hetohet”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri është i sigurt që bizneset e vëllezërve Thaçi, dhe të vetë Hashim Thaçit, do të kenë përfituar qindra miliona në mënyrë të kundërligjshme nga mbështetja që iu ka dhënë tash presidenti Thaçi, dikur edhe kryeministër vendi.

“Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Hashim Thaçi, që nga ardhja në pushtet, e ka keqpërdorur rëndë detyrën zyrtare duke shfrytëzuar ndikimin e vet, që të gjitha bizneseve të vëllezërve të tij tu sigurohen lejet, edhe atë për 20 vite rresht, qoftë si kreu i PDK-së, kryeministër apo edhe tani si president, qofshin ato leje për pasuritë nëntokësore, leje ndërtimore e shumë leje të tjera. Ndaj përfundimisht duhet, që të hetohet kjo kompani për shkatërrimin e natyrës, por pikëpyetja më e madhe është se a ka fare guxim prokuroria e kapur aktuale, ta hetoj këtë kompani dhe dhjetëra e qindra milionat e familjes Thaçi”, deklaron analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)