Zhvillim pas zhvillimi, takim pas takimi: Çka ndodh sot

  • 23 January 2020 - 08:07
Zhvillim pas zhvillimi, takim pas takimi: Çka ndodh sot

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim LLabjani mban konferencë për medie. (Objekti i Komunës së Vjetër në Ferizaj, ora 10:30).

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha dhe asambleisiti i Komunës së Prishtinës, Leutrim Retkoceri, mbajnë konferencë. (Zyrat e degës së PDK-së në Prishtinë, ora 11:00).

Oda e Avokatëve të Kosovës, mban ceremoninë e betimit solemn për gjeneratën e parë të Avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë të vitit 2020. (Hotel “Emerald”, ora 11:00).

Termokos mban konferencë. (Objekti i Termokos-it, ora 11:00).

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. (Selia e LDK-së, ora 11:30).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë mbajnë sesionin e diskutimit me Zëvendës-ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:30).

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgen Andrews merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të disa pajisjeve në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë. (Shërbimi Korrektues i Kosovës, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ora 14:00).

Bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00).

(Kosova Sot Online)