Vdes një person në Prizren, policia po e heton rastin

  • 23 January 2020 - 10:28
Vdes një person në Prizren, policia po e heton rastin

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spital nga familjarët e tij.

“Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)