Çun Lajqi ka një lutje për Isa Mustafën

  • 23 janar 2020 - 16:27
Çun Lajqi ka një lutje për Isa Mustafën

Çun Lajqi i ka bërë një lutje Isa Mustafës, kreut të LDK-së, sa i përket mosformimit të qeverisë.

Ai i drejohet me fjalët që ta marr postin e Presidentit dhe ministritë që i takojnë që të mos e shkatërojnë Kosovën, sepse nuk do t’ua falë votuesi.

Postimi në Facebook:

Z.Isa Mustafa

Nuk di a e dini, por deri n'vdekjën e z. Rugova, unë isha i përzgjedhuni i tij për recitime në çdo akademi solemne si dhe në të gjitha zgjedhjet e LDK-së ( Sali Cacaj e din e Adnan Merovci).
Kam qenë i kërcnuem nga krahu i luftës veç pse plisin ia vnova Rugovës në sallën e sporteve 1 tetori, ( Kolë Berisha e Ibrahimi e kanë ditë) andaj marr të drejtën të iu lus:
- Mos e koritni ideatorin tuaj tue kërkua me shkarkua Konjufcën, për t'cilin votuat edhe Ju!
Merreni postin e Presidentit ministritë që iu takojnë e mos e shkatërroni Kosovën e brisht, se nuk do t'ua falë votuesi, e aq ma keq që do t'mallkohi nesër!
Formojeni Qeverinë e mos kërko HARAÇ tue vu kushte!

(Kosova Sot Online)