Koreja e Veriut, për herë të parë në Konferencën e Munihut për Sigurinë

  • 23 January 2020 - 20:14
Koreja e Veriut, për herë të parë në Konferencën e Munihut për Sigurinë

Koreja e Veriut do të marrë për herë të parë një ftesë për në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, që zhvillohet në shkurt, sipas organizatorëve.

Sipas një zëdhënësi, Pheniani do të dërgojë atje zëvendësministrin e Jashtëm, Kim Son Gyong.

Të martën, në Davos, Pheniani parajmëroi se mund të kërkojë një rrugë të re për të mbrojtur interesat e tij dhe për të përshpejtuar programin e tij të armëve, pas sanksioneve të reja amerikane, ndërkohë që negociatat mes dy shteteve janë futur në një rrugë pa krye.

(Kosova Sot Online)