Franca përgënjeshtron deklaratën e policisë izraelite se “Macron kërkoi falje”

  • 23 January 2020 - 20:14
Franca përgënjeshtron deklaratën e policisë izraelite se “Macron kërkoi falje”

Franca përgënjeshtroi deklaratën e policisë izraelite se presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi falje për tensionin e shënuar me policinë izraelite gjatë vizitës së tij në kishën Saint Anne, e cila konsiderohet si territor francez, në Kudsin Lindor nën okupim, raporton AA.

Siç raporton gazeta izraelite “Haaretz” në artikullin, i cili bazohet mbi zyrtarët francezë, thuhet se presidenti i Francës, Macron, nuk ka kërkuar falje lidhur me tensionin në hyrjen e kishës Saint Anne.

Në lajm transmetohet se zyrtarët francezë janë shprehur se “nuk bëhet fjalë që presidenca të kërkojë falje nga forcat izraelite të sigurisë”.

Presidenti Macron dje debatoi me policinë izraelite që e shoqëruan gjatë vizitës së tij në kishën Saint Anne e cila ndodhet në Kudsin Lindor.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, u bë e ditur se mes policisë izraelite dhe Macron u përjetuan tensione pasi ai tentoi të hyjë në kishën Saint Anne e cila konsiderohet si territor i Francës.

Pas reflektimit të ngjarjes në shtyp, policia izraelite në një deklaratë me shkrim pretendoi se Macron kërkoi falje për tensionet gjatë vizitës në kishë.

Edhe ish-presidenti francez, Jacques Chirac, ka përjetuar një debat me policinë izraelite. 

Një tension i ngjashëm me atë të Macron-it dhe policisë izraelite është përjetuar edhe me ish-presidentin e Francës, Jacques Chirac, gjatë vizitës së tij në Kudsin Lindor në vitin 1996.

Pasi policia izraelite që e shoqëronte gjatë vizitës së tij në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor ku ndodhet edhe kisha Saint Anne kërkoi nga Chirac të largohet nga zona, ndërsa ai reagoi duke u shprehur, “Çfarë kërkon? Dëshiron që të hipi në avion dhe të kthehem në Francë? Kjo është ajo që dëshiron?”.

(Kosova Sot Online)