Qëllon veten me plumb në gojë/ Serbi 50-vjeçar i jep fund jetës para parlamentit

  • 23 January 2020 - 20:37
Qëllon veten me plumb në gojë/ Serbi 50-vjeçar i jep fund jetës para parlamentit

Gjatë mbasdites së sotme, një 50-vjeçar serb i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri para godinës së parlamentit në Beograd.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 dhe viktima mësohet se e ka qëlluar veten me një plumb në gojë në shkallët e parlamentit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi policia ka rrethuar zonën, trupi i pajetë u transportua drejt morgut me autoabulancë.

Grupi hetimor po mbledh provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit të rëndë.

(Kosova Sot Online)