Pas testit të ADN/ Zbulohet pas 10 vjetësh shqiptari që dhunoi prostitutën rumune

  • 23 January 2020 - 21:42
Pas testit të ADN/ Zbulohet pas 10 vjetësh shqiptari që dhunoi prostitutën rumune

Dhjetë vjet pas dhunës, karabinierët identifikuan falë ADN-së njeriun i cili në vitin 2010 dyshohet se sulmoi, dhunoi dhe grabiti një prostitutë përgjatë zonës së Paullese, jashtë Pandinos në Itali.

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, me banim në provincën e Komos, përfundoi në telashe pas hetimeve të policisë. Burri u raportua në Prokurorinë Publike të Kremones për rrëmbim, dhunë seksuale, grabitje të rëndë dhe plagosje.

Në vitin 2010, prostituta me kombësi rumune, ishte detyruar të hipte në një makinë, të rrihej, të detyrohej për të kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas ishte grabitur. 

Karabinierët, në atë kohë, kishin arritur të merrnin materialin biologjik të sulmuesit në rrobat e vajzës dhe profilin gjenetik, i fituar dhe transmetuar menjëherë në bazën e të dhënave.

Rasti kishte mbetur i panjohur për vite, deri ditët e fundit. Në fakt ishin specialistët e Ris në Parma ata që zbuluan se materiali gjenetik korrespondonte me ADN-në e 41 vjeçari shqiptar.

(Kosova Sot Online)