Hoti: Brengosëse se si VV’ja s’po pajtohet me LDK’në

  • 23 January 2020 - 22:34
Hoti: Brengosëse se si VV’ja s’po pajtohet me LDK’në

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij është e hapur për një marrëveshje të shpejtë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Hoti ka deklaruar se është brengosëse se si deri më tani partia e Albin Kurtit nuk është pajtuar me LDK’në.

‘’Brengosëse pse VV’së i duhet i gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet gjatë krejt kësaj periudhe, kur ka një partner kaq serioz dhe me përvojë”, është shprehur ai.

Hoti ka thënë se “LDK’ja kurrë nuk u ka ikur përgjegjësive, dhe i ka bartur mbi supe kritikat e shumta”.

(Kosova Sot Online)