Kush e vrau Azem Hajdarin/ Sali Berisha e pranon për herë të parë, ja autorët

  • 23 January 2020 - 22:38
Kush e vrau Azem Hajdarin/ Sali Berisha e pranon për herë të parë, ja autorët

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj politikanëve për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdarin. Teksa shprehte nostalgji për kohën kur përballë kishte Fatos Nanon, gazetarët në studion e “Opinion” i kanë kujtuar që dikur e kishte akuzuar për vrasjen e ortakut të tij më të ngushtë. 

Pyetje: Ju e keni akuzuar si porositësin e vrasjes së Azem Hajdarit? Si flisni kështu për Fatos Nanon?

Sali Berisha: E kam akuzuar në fillim. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon. Akuza të kota nuk mund të bëj. Atëkohë e bëra se Nano ishte kryeministër dhe atë e vranë njerëz me uniformë. Nuk e heq akuzën ndaj Fatos Klosit.

(Kosova Sot Online)