Gjakovari lajmëron një person në polici, thotë se ja ngacmoi seksualisht vajzën

  • 24 January 2020 - 10:42
Gjakovari lajmëron një person në polici, thotë se ja ngacmoi seksualisht vajzën

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person ka njoftuar policinë pasi që sipas tij vajza e tij është ngacmuar nga një person.

Rasti po hetohet si ngacmim seksual, ndërsa, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

“Me datën 23.01.2020 ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)