“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë, qëkur la…”/ Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Haradinajt

  • 24 January 2020 - 12:08
“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë, qëkur la…”/ Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Haradinajt

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës i thelloi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama me pretendimin se shefi qeverisë shqiptare ka tentuar ndarjen e Kosovës.

Top Channel i mori një reagim kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama.

“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë qëkur ka lënë pushkën! Por nëse për pushkën ia kam bëre të gjitha nderimet e mundshme dhe të merituara, për shpifjet nuk mund t’i bëj asgjë tjetër përveçse ta ftoj në gjykatën e Kosovës që t’u dalë për zot atyre që ka nxjerrë nga goja! Sepse ndryshe nga Ramushi dhe nga ai soj politikanësh qe s’kane fijen e respektit as per fjalen, as per te verteten, as per publikun, une nuk ulem dot ne nivelin e shpifesit publik per ta luftuar berllogun me berllog! Pafytyresi nuk eshte te shkosh ne gjykate per t’u mbrojtur nga nje shpifes qe te ka cenuar publikisht dinjitetin, po te perdoresh kanalet e komunikimit publik per te shpifur ne menyre te perseritur! 

Nuk eshte akt i turpshem t’i nenshtrohesh gjykimit te drejtesise si viktime e nje shpifesi qe te sulmon si tradhetar te kombit me fabrikime te uleta, po turp eshte te besh agresorin ndaj dikujt tjeter per te manipuluar opinionin publik duke fabrikuar gjera krejt te paqena!

E verteta eshte se une kam dashur ta ndaj Kosoven, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndaje Princ Harryn nga Familja Mbreterore! Shkurt fjala, komandanti i djeshem i UÇK-se Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta kete per gjithe jeten respektin tim, per gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotem Ramush Haradinaj, meriton vetem keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij.

Është dëshpëruese kur sheh se si politika qorre e Ramushit e ka dëmtuar keq Kosovën në sytë e miqve të saj të mëdhenj dhe i ka dhënë Serbisë një avantazh te vazhdueshem në arenën ndërkombëtare ne raport me Kosoven. Uroj qe padia ime te vleje per t’u hapur sadopak syte atyre qe kane rene pre e berllogut politik e mediatik te Prishtines e te Tiranes”.

(Kosova Sot Online)