Zyrtarët evropianë nënshkruajnë marrëveshjen për Brexit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme.
Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave.
“Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”, tha Michel në një postim në Twitter.
Today I signed the UK Withdrawal Agreement for the EU together with @vonderleyen
— Charles Michel (@eucopresident) January 24, 2020
Things will inevitably change but our friendship will remain. We start a new chapter as partners and allies.
Hâte d’écrire ensemble cette nouvelle page. pic.twitter.com/a7zmGeBwZS
Edhe Komisioni Evropian, edhe Këshilli Evropian i refuzuan kërkesat e vazhdueshme të mediave për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.
“Charles Michel dhe unë sapo nënshkruam Marrëveshjen e Tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke i hapur rrugë ratifikimit të saj në Parlamentin Evropian”, shkroi Von der Leyen në Twitter.
.@eucopresident Charles Michel and I have just signed the Agreement on the Withdrawal of the UK from the EU, opening the way for its ratification by the European Parliament. pic.twitter.com/rEqnUnJA2E
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 24, 2020
Parlamenti Evropian pritet ta ratifikojë marrëveshjen për Brexit më 29 janar, duke i hequr Britanisë edhe pengesën e fundit për dalje nga blloku, më 31 janar.
Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016.
Pas 31 janarit do të nisë edhe periudha e tranzicionit, e cila do t’iu japë palëve kohë së paku deri më 31 dhjetor, 2020, për të negociuar marrëdhënien e ardhshme.
Teksti ligjor i marrëveshjes që specifikon detajet e largimit të Britanisë nga BE-ja përfshin më shumë se 500 faqe.
(Kosova Sot Online)