Liberalizimi i vizave, Kosovës i vjen edhe një ‘goditje’ e rëndë

  • 24 January 2020 - 15:37
Liberalizimi i vizave, Kosovës i vjen edhe një ‘goditje’ e rëndë

“Pengesat dhe shkaqet e mos liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës , autorët e tyre janë: e gjithë elita politike e deri më sotme në Kosovë, pra klasa politike e cila ka pasur dhe që e kanë keq qeverisur Kosovën , pasi ato nuk ndërtuan një shtet ligjor e demokratik funksional. Dhe prej këtij realiteti nuk pati rezultate as në luftën kundër korrupsionit dhe as në luftimin e krimit të organizuar. Si dy detyrat kryesore të vëna nga BE për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës. Pra pati dështim të sistemit politik, demokratik e juridik”, thotë eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti e ka vlerësuar jo serioz dhe ta pa vërtetë deklarimin e fundit premtues të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt lidhur me vendimin e shpejtë që mund të merret nga BE për liberalizimin e vizave për kosovarët, dhe akuzat që i ka bërë në drejtim të mandatarit të ri për formimin e qeverisë, Albin Kurtit, kinse vonesa e liberalizimit tash po vjen vetëm si pasojë e vonesës për krijimin e qeverisë së re. 

Kapiti është i sigurt se liberalizimi po vonohet për shkak se qeverisja e PAN-it ka lënë trashëgimi të rëndë me mos luftimin e krimit dhe korrupsionit edhe për qeverinë në ardhje, prandaj pa u dëshmuar në këtë kriter kryesor me veprime konkrete, Kosova nuk e merr liberalizimin.

Image
Skënder Kapiti

“Pengesat dhe shkaqet e mos liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës , autorët e tyre janë: e gjithë elita politike e deri më sotme në Kosovë, pra klasa politike e cila ka pasur dhe që e kanë keq qeverisur Kosovën , pasi ato nuk ndërtuan një shtet ligjor e demokratik funksional. Dhe prej këtij realiteti nuk pati rezultate as në luftën kundër korrupsionit dhe as në luftimin e krimit të organizuar. Si dy detyrat kryesore të vëna nga BE për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës. Pra pati dështim të sistemit politik, demokratik e juridik”, thotë eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

E si kundërpërgjigje kësaj qeverisje të inkriminuar të PAN-it, Kapiti thotë se më 6 tetor qytetarët votuan për ndryshime, ku fituan Vetëvendosje me LDK-në. 

“Kjo ishte arsyeje se përse edhe votuesi kosovar e ndëshkoi me votë politikën keq qeverisëse të PAN dhe ia besuan qeverisjen Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe LDK-së së Vjosa Osmanit. Humbësit e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 si dhe fijet e nëntokës së korrupsionit të tyre, apo më saktë "agjentët" e tyre në LDK po bëjnë të gjitha përpjekjet për të pamundësuar formimin e qeverisë Kurti-Osmani. Pra nuk mundet që të justifikohet askush se liberalizimi i vizave nuk po bëhet për shkak të vonesës së formimit të qeverisë Kurti, por kjo bëhet si justifikim për të justifikuar dështimet e deri më sotme të politikes kosovare në drejtim të integrimit të Kosovës në BE”, deklaron Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)