Shpend Ahmeti i “mshon fukarallëkut shkelëm”, kështu ka ndryshuar me mjekër

  • 24 January 2020 - 17:19
Shpend Ahmeti i “mshon fukarallëkut shkelëm”, kështu ka ndryshuar me mjekër

Ditëve të fundit, në disa pamje të publikuara ajo që ka ra në sy është pamja e ndryshuar e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili sipas analistëve, duket i ka ‘mshuar fukarallëkut shkelëm" pas pazareve me leje ndërtimore me oligarkët e pasluftës.

Analistët kanë alarmuar për mënyrën se si po "shiten lejet ndërtimore" në Prishtinë oligarkëve Devolli, Kryeziu e shumë të tjerë. Në fokus të mediave ka qenë edhe skandali me Arbër e Latif Kryeziun për ndërtimin e hiq më pak se 226 shtëpive luksoze, lejen ndërtimore e secilës e siguroi dhe e publikoi “Kosova Sot Online”.

Tash, sipas analistëve, nga luksi i madh, Shpend Ahmeti si duket ka vendosur të ndryshojë pamje, ku tani shfaqet me mjekër duke reflektuar edhe publikisht se nuk po lodhet për asgjë më, përveq se si të paloj paratë në mandatin e fundit si i zgjedhur i popullit.

Image

(Kosova Sot Online)