Detaje/ Vdes në aksident vëllai i kreut të degës së PD, plagosen edhe dy gra

  • 24 January 2020 - 17:33
Detaje/ Vdes në aksident vëllai i kreut të degës së PD, plagosen edhe dy gra

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë në Pishkash, në aksin Librazhd-Qaf Thanë. Si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një person, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se viktima Ardian Vreto, 45-vjeç, është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto dhe ish-punonjës i policisë së Librazhdit. Ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Image

(Kosova Sot Online)