Pas linjës ajrore, ky është premtimi i radhës nga njeriu i Trump në Beograd

  • 24 January 2020 - 17:54
Pas linjës ajrore, ky është premtimi i radhës nga njeriu i Trump në Beograd

Gjatë vizitës së realizuar sot në Beograd, Përfaqësuesi Special i SHBA’së për dialogun Richard Grenell, deklaroi se të hënën në Berlin do të takohet me ekspertë nga Prishtina e Beogradi në përpjekje për arritjen e marrëveshjes së riaktivizimit të hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjen e ambasadorit Grenell e ka përshëndetur menjëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ajo përbën një hap madhor drejt normalizimit të plotë të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“I përshëndes përpjekjet për të rivënë në funksion lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, cka shënon një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë. Falenderime presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Përfaqësuesit Special Richard Grenell, për përkushtimin  në ndërtimin e paqes dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Twitter. 

Thaçi u takua në Prishtinë me Grenell në 22 janar. Ndalesa e të dërguarit të posacëm të SHBA-së për dialogun në Prishtinë erdhi pak pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e hapësirës ajrore, e cila do të bëjë të mundur që pas dy dekadash, të riaktivizohet linja ajrore Prishtinë-Beograd. Grenell e bëri të qartë se Washingtonit nuk I intereson përplasjet e brendshme dhe nuk ndërhyn aty, por kërkon zhvillimin ekonomik të rajonit, dhe krijimin e një të perspektive më të mirë për të rinjtë.

(Kosova Sot Online)