Alarmi serioz për kosovarët, vjen akuza e rëndë për Devollët: Ja pazari nga Serbia që...

  • 24 January 2020 - 19:35
Alarmi serioz për kosovarët, vjen akuza e rëndë për Devollët: Ja pazari nga Serbia që...

“Merreni me mend se sa e sa produkte janë sjellë nga Serbia fashite nga mafio oligarkët me gjak serbi që quhet banda kriminale Devolli dhe ai harambashi i Serbisë fashiste që quhet Ramiz Kelmendi janë gjetur lloj lloj insektesh dhe ushqime kafshësh qenësh e derrash dhe ju kanë servuar popullatës në sofër dhe kjo popullatë edhe e ka paguar këtë helm që e ka përtypur vetë”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët e kanë vlerësuar tepër alarmant për qytetarët e Kosovës, raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, raport që lidhet me cilësinë e produkteve të cilat importohen në Kosovë nga vende dhe tregje të tjera, dhe i shiten pa kurrfarë kriteresh dhe standardesh konsumatorit-qytetarit të Kosovës. 

Shqetësimi ka të bëjë me produktet më elementare ushqimore, sidomos për bukën, miellin dhe mishin për të cilat edhe janë ngritur dyshime të mëdha për përmbajtjen dhe kualitetin e tyre. 

Zyra Kombëtare e Auditimit, në këtë raport ka nxjerr konkluzione se këto dy produkte nuk kontrollohen mirë gjatë importimit por edhe gjatë shitjes. ZKA e nxjerr në këtë raport thuaja se tërësisht të dështuar zyrën e AUV-it . 

“Nga raportet mujore dhe vjetore të kontrolleve zyrtare nuk mund të kuptohet nëse është arritur të kontrollohet zinxhiri ushqimor pasi që nuk ka listë të plotë të bizneseve që mundëson një verifikim të tillë. Ky proces është vonuar për shkak të mos marrjes së masave në kohë nga AUV dhe si pasojë që nga themelimi i AUV-së e deri në fund të muajit korrik 2019 nuk mund të dihet nëse të gjithë ofruesit e produkteve me origjinë shtazore dhe bimore janë kontrolluar”, thuhet në këtë raport.

Image
Reshat Badallaj

E analisti politik, Reshat  Badallaj duke folur për këtë skandal, thotë për “Kosova Sot Online” se kjo mënyrë vlerësimi është edhe një dëshmi tjetër e krimit që po ndodhë mbi popullatën, duke u helmuar vazhdimisht me ushqime të kualitetit të dobët, ato që edhe e dominojnë shportën ditore të konsumit të përgjithshëm dhe të nevojshëm, e që është bërë biznes profitabil për mafio-oligarkët, por i rrezikshëm dhe fatal për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. 

“Një gjë të sigurt mundë të iu them qytetarëve të Republikës së Kosovës, se është shumë më mirë që nuk e dinë akoma se çfarë ushqimesh përtypin kjo popullatë. Është vërtetuar disa here se sa e sa mishi me vite të kalbur është sjell në Kosovë pa u kontrolluar fare, sa miu ka shëtitur nëpër produktet ushqimore, sa e sa mallra janë sjellë me afate të skaduara, dhe e pasur fare në përkujdesje kontrollin në mbrojtje të popullatës, edhe pse kinse po punon ajo banda mafioze që e quajnë AUV, që del para kamerave të leh si ata qenët e harruar”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, importuesi helmues numër një në Kosovë është, siç e quan ai “banda Devolli”, që importon vazhdimisht dhe pa u penguar prodhime të skaduara nga Serbia dhe gjithandej vendeve të tjera të rajonit dhe Evropës, por askush nuk e mbikëqyr. 

“Merreni me mend se sa e sa produkte janë sjellë nga Serbia fashite nga mafio oligarkët me gjak serbi që quhet banda kriminale Devolli dhe ai harambashi i Serbisë fashiste që quhet Ramiz Kelmendi janë gjetur lloj lloj insektesh dhe ushqime kafshësh qenësh e derrash dhe ju kanë servuar popullatës në sofër dhe kjo popullatë edhe e ka paguar këtë helm që e ka përtypur vetë. Por nuk duhet harruar se këtë krim nga kriminelet e kanaleve të nëntokës kriminale e kanë mbështetur fuqishëm kryebanditët që janë të veshur në xhaketën e shtetit dhe kryebanditët e bandave politike, këtu i shtohet edhe ata puthadorët, sahanlëpirësit, prokurorët nuk merren me këtë krim sepse i kanë trashur xhepat duke bashkëpunuar me këto banda”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Kjo mënyrë veprimi e funksionimi, sipas Badallajt nuk është gjë tjetër veç se krim i organizuar shtetëror kundër popullatës së Kosovës. 

“Këto janë biznese të pista vetëm për interesin e tyre kriminal dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës. Kjo banda AUV bënte kinse kontrollimin pasi u bë piskama nga qytetaret dhe banda kriminale tregonin me kamera televizive se kinse po groposen ushqime të skaduara, po shtrohet pyetja se përse kjo bande kriminale nuk kontrollonte para se të helmoheshin qytetarët e vendit dhe këto tani mundë të arsyetohen se vazhdimisht i kemi kontrolluar,por populli i di më mirë vetëm të pyesim sa janë të kënaqur me këtë, dhe aty për aty ata e thonë më së miri fjalën e tyre. Ndryshe i thuhet kësaj se komplet vendi ka qenë i drejtuar nga mafio oligarkët kryebanditët që nuk u ka interesuar fare shëndeti i qytetarit por vetëm se si ti trashin xhepat dhe të bëhen super milioner me hajni dhe të mos jenë të pa prekshëm. I takon qeverisë në ardhje që ta ndërpres këtë zinxhir të krimit të organizuar që po i helmon qytetarët, sepse qytetari duhet të jetë në rend të parë brenga dhe angazhimi i qeverisë së re, nëse ata e mbajnë fjalën sikur që i kanë dhënë premtimet”, përfundon analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)