Ja kush thotë: Kurti po luan “videolojëra”, dhe po bën pazare politike

  • 24 January 2020 - 23:11
Ja kush thotë: Kurti po luan “videolojëra”, dhe po bën pazare politike

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Pal Lekaj, ka sulmuar shefin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lekaj, ka akuzuar Kurtin si fajtor kryesor për vonesën në formimin e qeverisë së re të vendit.

Videomesazhet e Kurtit, rreth diskutimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e një koalicioni, Lekaj i ka cilësuar “videolojëra”.

“Faji më i madh për pazare politike dhe për moskompromis është i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lekaj.

Ai ka paralajmëruar jetë të shkurtër për qeverinë e ardhshme, nëse do ta udhëheqë Kurti.

“Habitem që quhet qeveri e shpresës. Do të has sharra në gozhdë pas një viti”, ka thënë nënkryetari i AAK’së. 


(Kosova Sot Online)