Emrush Xhemajli ftohet nga Gjykata Speciale

  • 25 January 2020 - 11:13
Emrush Xhemajli ftohet nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherish zyrtari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Emrush Xhemajli, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ish deputeti, ka njoftuar opionin publik se, ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai po ashtu ka thënë për deputetët e Kosovës, që e kanë votuar Gjykatën Speciale, se do ta kenë njollë të zezë nëpër gjenerata.

"Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit.
Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!
Emrush Xhemajli, Prishtinë 25 janar 2020 ", ka shkruar Xhemajli.

(Kosova Sot Online)