Taubadel: Kosova të implementojë 23 rekomandimet për zgjedhjet

  • 25 January 2020 - 11:28
Taubadel: Kosova të implementojë 23 rekomandimet për zgjedhjet

Kryeshefja e Misionit të Bashkimit Evropian që ka monitoruar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, Viola Von-Carmon Taubadel, ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri që të implementojë plotë 23 rekomandimet që ndërlidhen me procesin e zgjedhjeve.

Përveç këtyre rekomandimeve, Taubadel e cila është edhe Raportuese për Kosovën në Bashkimin Evropian ka thënë se institucionet e reja duhet të krijohen edhe për të çuar përpara edhe shumë çështje tjera që ndërlidhen me edukimin, punësimin e shëndetësinë.

“Në një konferencë për media kemi publikuar raportin final me 23 rekomandime. Tani duhet një qeveri që të implementojë ato rekomandime dhe shumë çështje të tjera, shëndetësia, edukimi, punësimi”, ka shkruar Taubadel.

(Kosova Sot Online)