Amerikania vdes pasi shtypet nga makina për bluarjen e rrushit të thatë

  • 25 January 2020 - 11:36
Amerikania vdes pasi shtypet nga makina për bluarjen e rrushit të thatë

Një grua 33-vjeçare nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara ka vdekur pasi uniforma që e kishte të veshur iu bllokua aksidentalisht në makinën për bluarjen e rrushit të thatë në një fabrikë në rajonin Fresno.

Yaneth Lopez Valladares kishte punuar në fabrikën “Del Rey Packing” për dy vjet para incidentit të së premtes, njoftoi përmes një deklarate zyra e policisë në Fresno.

Në këtë deklaratë thuhet se punëtores së ndjerë iu kap një pjesë e uniformës në makinë dhe ajo u lëndua rëndë. Dy punëtorë të tjerë ishin afër saj dhe menjëherë e larguan nga rryma makinën, por ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

“Ne jemi në pikëllim të thellë”, tha zëvendësshefi i fabrikës ku ndodhi tragjedia, Gerald Chooljian, përmes një deklarate.

Departamenti për Siguri dhe Shëndet në Vendin e Punës i ka filluar hetimet në lidhje me këtë rast, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)